Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, të mërkurën do të votohet për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në gjithsej 3.480 vendvotime

Read Time:1 Minute, 20 Second

Dita e fundit e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjeta parlamentare të 8 majit. Fushata për zgjedhjet presidenciale filloi menjëherë pas rrethit të parë të zgjedhjeve, përderisa fushata e 20 ditëve për zgjedhjet parlamentare më 18 prill. Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, e cila përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale votuesit do të mund të përcaktohen për Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE e cila në rrethin e parë të zgjedhjeve më 24 prill fitoi 363. 085 vota, dhe Stevo Pendarovski, i cili fitoi 180.499 vota.

Në zgjedhjet parlamentare, votuesit do të mund të zgjedhin një nga 17 listat e kandidatëve. Lista të kandidatëve për deputetë ka Koalicioni për të ardhme evropiane i udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia juaj” i VMRO-DPMNE, Koalicioni Guximshëm për Maqedoninë i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian i BDI-së, partia politike E Majta, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN”, partia politike Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë tonë”, Maqedonia e Bashkuar, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja Qytetare Evropiane, Epoka e Tretë e Maqedonisë/Listat e Pavarura Maqedonase – Sovranët, Partia juaj, Rodina Maqedonia, E djathta, Demokratët Shkup dhe Partia e Punëtorëve. Vendi është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa disa koalicione dhe parti kanë lista vetëm për disa njësi zgjedhore.

Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1.033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve që arrijnë moshën madhore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
Next post Antikorrupsioni: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV