Inflacioni në Maqedoninë e Veriut rritet për 0.7%
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në RMV në muajin prill inflacioni ka shënuar rritje për 0.7%, ndërsa rritje të çmimeve ka pasur në shërbimet hotelerike.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në muajin prill 2024, krahasuar me marsin 2024, janë rritur për 2.5%.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin e qëndrimit gjatë natës me 13.5%.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në prill 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur me 5.9%.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 6.2%, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2023 është rritur me 1.3%.
“Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në muajin prill krahasuar me muajin mars ishte 0,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 1,1 për qind”, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritja e inflacionit në prill 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: transport me 2.8%, komunikime me 1.6%, ushqime dhe pije joalkoolike, veshmbathje dhe këpucë me 0.9%, rekreacioni dhe kultura, restorantet dhe hotelet me 0,6%, mallrat dhe shërbimet e ndryshme me 0,4% dhe shëndeti me 0,2%.
Në prill 2024, krahasuar me mars 2024, ulje të kostos së jetesës është vërejtur në grupet: mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake me 0.5% dhe banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 0.2%.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating