Shënohet Dita e policisë së Maqedonisë
Në Komunën e Aerodromit në Shkup sot u mbajt manifesitimi qendror me rastin e 7 majit, Ditës së policisë së Maqedonisë me fjalime të udhëheqësisë së MPB-së, si dhe ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve të njësive të ndryshme policore.
Në ngjarje morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev. Të dy shprehën qëndrimet e tyre për kushtet e punës së policisë dhe sfidat e profesionit, duke përgëzuar punonjësit dhe përkushtimin e tyre në këtë detyrë.
Toshkovski tha se kur ka ardhur në pozitën e ministrit është përballur me kushte pune jo dinjitoze të policisë, por edhe një dëshirë të pamasë për kryerjen profesionale dhe të ndershme të detyrës policore.
“Periudhë e shkurtër, por unë jam më se mjaftueshëm në institucion për të parë që ka njerëz që punojnë për të mirën e atdheut. Pikërisht për këtë para zgjedhjeve të ardhshme, mund të them vetëm një falënderim të madh për zyrtarët që u përfshinë në çdo mënyrë në procesin zgjedhor. Gjithashtu, në këto 100 ditë kisha mundësinë të shoh drejtpërdrejt dhe konkretisht jo vetëm shkallën e përgjegjësisë dhe rëndësinë e punës së policisë, por edhe në përgjithësi rëndësinë e shumanshme të këtij institucioni”, theksoi Toshkovski.
Bojmacaliev, nga ana tjetër, në fjalimin e tij theksoi se në periudhën e kaluar institucioni i MPB-së nga një institucion i mbyllur dhe jo transparent është bërë më transparent.
“Periudhën e kaluar është investuar në përkushtim, njohuri, përpjekje, ngritje kadrovike dhe teknike. Të gjitha këto i bëmë si në drejtim të monitorimit të vazhdueshëm të trendeve në punën policore, ashtu edhe në drejtim të efektivitetit maksimal në funksionimin e sistemit kompleks të sigurisë. Shoqëria moderne demokratike është subjekt i ndryshimeve dhe rregullimeve të vazhdueshme dinamike në përpjekje për të vazhduar me trendet moderne, ashtu edhe profesioni i policisë përballet çdo ditë me sfida të panumërta, të cilat transformohen dhe përmirësohen, duke u përballur me nevojën për zgjidhje të reja dhe kreative”, deklaroi Bojmacaliev.
Në shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating