SHBA-të dhe Franca kërkojnë që Qeveria e re e RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së

Read Time:44 Second

SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së.

Ky mesazh është dhënë në takimin në mes delegacioneve të udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emanuel Macron, që u mbajt në Francë.

Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së dhe të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare.

“Biden dhe Macron diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e integrimit evropian të rajonit”.

“Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën bashkëpunimin e vazhdueshëm të ngushtë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian me qëllim të rritjes së prosperitetit dhe forcimit të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për konferencën e kabineti i presidentit amerikan, Joe Biden.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Geer: Mjekët duhet të punësohen sipas meritës, e jo sipas lidhjeve që kanë
Next post Hahn: Jam i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, të respektohet Marrëveshja e Prespës