VLEN propozon Xhulian Shabanin për drejtor në TVM2

Read Time:1 Minute, 20 Second
Xhulian Shabani, një figurë e njohur në industrinë e medias dhe marketingut në rajon, është propozuar nga Koalicioni VLEN për pozicionin e drejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe, në Televizionin e Maqedonisë. Shabani është i lindur në Kumanovë dhe jeton në Shkup. Ai ka një karrierë të pasur dhe të larmishme në media dhe prodhim filmi. Sipas informatave të publikuara në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, pas ndjekjes së një trajnimi të organizuar nga TV “HANA” dhe BBC UK, që në moshë të re Xhuliani punoi në TV “HANA” në Kumanovë për një vit. Më pas, ai u transferua në TV “ERA” në Shkup, ku punoi për rreth dy vite dhe vazhdoi trajnimet në RTV “21” në Prishtinë, Kosovë. Karriera e tij vijoi në Tv Alsat M, MTV2 dhe A1 TV, ku punoi për pesë vite si regjisor filmi. Xhulian Shabani është fitues i shumë çmimeve vendase, rajonale dhe ndërkombëtare në sferën e video-produksionit. Ai gjithashtu njihet si ekpert i medias, pas gjithë përvojës menaxheriale në televizionet nacionale vendase. Xhuliani ka mbajtur edhe pozicione si regjisor filmi në Entermedia Kosovë, Drejtor-themelues dhe regjisor në REC Production & JukeboxGroup, si dhe drejtor ekzekutiv në kompaninë e marketingut Synopsis ADS, drejtor kreativ në TV21 Maqedoni dhe menaxher marketingu në disa kompani. Aktualisht, ai është propozuar nga Koalicioni VLEN për pozicionin e drejtorit të servisit publik shqiptar në TVM. Koalicioni VLEN beson se përvoja dhe profesionalizmi i Xhulianit do të sjellin një frymë të re dhe inovative në shërbimin shqiptar të TVM, duke përmirësuar cilësinë dhe ndikimin e këtij shërbimi në audiencën shqiptare.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Risi në Malin Sharr, KALËRIM DHE KAMPING!
Next post Qeveria miratoi emrat e zëvendësministrave të rinj, shtatë janë nga VLEN: Elfet Ismaili në Mbrojtje, Astrit Iseini në MPB