Shkupi kërkon nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares
Maqedonia e Veriut ka kërkuar të enjten nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.
Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, tha të enjten se institucionet tashmë kanë dorëzuar kërkesën për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjet në Shkup dhe Veles, më 27 nëntor 2023, dhe se për këtë çështje ka biseduar me telefon edhe me homologun e tij turk, me qëllim të përshpejtimit të procedurës për dorëzimin e autorit të dyshuar.
“Besoj se në një kohë relativisht të shkurtër do të marrim një përgjigje pozitive, dhe i dyshuari do të jetë në mesin tonë për t’u përgjigjur për atë që ka ndodhur. Nuk mund të them se sa do të zgjasë procedura e ekstradimit në këtë moment, pa ditur procedurat në Turqi”, ka deklaruar Lloga.
Nëse ekstradohet, Palevski do të dërgohet në paraburgim prej 30 ditësh, masë që i është caktuar në mungesë nga Gjykata Themelore në Shkup.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski, më 5 dhjetor, ishte arrestuar nga policia turke në qytetin Balikesiri.
Lidhur me vrasjet janë të dyshuar edhe tre persona të tjerë, që tashmë ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet janë duke vazhduar edhe për babanë e 14-vjeçares.
Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veles.
Vanja Gjorçevska, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.
Organet maqedonase të ndjekjes kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë.
Sipas policisë, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të papastruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal, dhe pas ekzekutimit të tij, të dyshuarit e kësaj vepre kanë marrë automjetin e tij me të cilin më pas kanë rrëmbyer 14-vjeçaren në Shkup, të cilën e kanë vrarë./REL/
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...