S’ka qetësi mes Selës dhe Taravarit – Kujt i takon ASH?
Përplasje mes Ziadin Selës e Arben Taravarit se kujt i takon partia Aleanca për Shqiptarët.
Ziadin Sela thotë se Arben Taravari po shkel rregulloren dhe statutin e partisë dhe në bazë të veprimeve të tij, duket sikur ai po bën një parti të re.
Sela thotë se vendimi i gjykatës së Apelit për ta kthyer lëndën për vulat e partisë në Gjykatën Themelore, është bërë disa ditë pasi Taravari ka realizuar takim me një gjykatës të Gostivarit.
“Ajo që ne po shohim përditë është që Arbeni është duke bërë parti të re, ai po mban kuvende degësh, në ndërkohë që statuti i Aleancës për Shqiptarët thotë që kryetarët e degës zgjidhen me konkurs publik. Ai ka shpall kongres, ndërkohë që vendimin për kongres e merr kuvendi qendror, apo. Domethënë nuk e di, ai po bën një organizim të ri politik dhe ai është duke bërë parti të re. Dhe tani të kthehemi te vendimi. Kjo duhet të jetë edhe pasqyra për gjykatësit që duhet të marrin vendim. Unë e kam bërë një pyetje publike. Ai disa ditë përpara se të jepet vendimi i gjykatës së apelit është takuar me një gjykatës të Gostivarit dhe menjëherë pas saj jepet ai vendim dhe rikthehet lënda në gjykatën themelore”, u shpreh Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.
Por Arben Taravari, thotë se ky vendim është marrë, pikërisht për faktin se tanimë askush nuk u bën presion gjykatësve.
Taravari i uroi suksese Selës, duke nënvizuar se prezenca e anëtarësisë nëpër kuvendet e të gjitha degëve, tregon se kujt i takon partia.
“Zakonisht nuk dua t’i përkujtoj momentet e këqija në jetë, kështuqë zotëri Ziadin Selës i uroj suksese, tash besoj në gjykata s’ka kush bën presione, shihet anëtarësia ku është, jemi duke i vizituar dhe duke i riorganizuar kuvendet e të gjitha degëve, vetë masiviteti në çdo degë tregon kujt i takon partia”, tha Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.
Një muaj më parë, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim çështjen e vulave dhe kryesimin me partinë Aleanca për Shqiptarët. Në shkallën e parë të gjykimit në Tetovë u ndryshuan disa gjykatës.
Taravari akuzoi për presion ndaj gjyqësorit, ndërsa Sela i ishte përgjigjur se po manipulon për të arsyetuar vendimin e tij të gabuar për t’u rreshtuar aso kohe me opozitën shqiptare./ Alsat.mk
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating