“VLEN le ta lëshojë Qeverinë – sepse kjo që po u bëhet shqiptarëve, është për të ardhur keq” – thonë nga BDI

Read Time:1 Minute, 4 Second

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në Click Plus ka vlerësuar se ajo çfarë po u bëhet shqiptarëve, me balancuesin dhe gjuhën shqipe, është për të ardhur keq dhe VLEN duhet ta lëshojë Qeverinë, transmeton TV21.

I pyetur se largimi i VLEN nga Qeveria a do ta zgjidhë situatën dhe çfarë plani ka BDI – Fronti Europian për ta ndryshuar këtë, Ahmeti me përgjigje:

“Është për të ardhur keq që këto norma tërhiqen duke u lejuar nga partneri shqiptar në pushtet bile me tendencë për t’i arsyetuar duke dhënë fakte për keqpërdorime të vogla të caktuara të një mekanizmi dhe ato paskan qenë shumë të rëndësishme, paskan qenë kruciale saqë te lejohet shfuqizimi i tërësishëm i një norme të caktuar.
A ka pasur në të kaluarën këso keqpërdorime?
Me siguri ka pasur…

Me siguri ka pasur?
Pse nuk e keni zgjidhur si problem?
Keqpërdorimet e një mekanizmi eliminohen duke i përmirësuar. Duhet të eliminohen”.

Më tej Ahmeti tha:

“Le të urdhërojnë, le ta dalin, le ta lëshojnë Qeverinë, sepse kjo që po u bëhet shqiptarëve është për të ardhur keq.
Pse pra po qëndroni në shtëpi?
Ne nuk qëndrojmë në shtëpi, BDI vazhdon takimet me qytetarët.
Por këto nuk e kthejnë balancuesin?
Këto e sensibilizojnë qytetarët për atë çfarë ka ndodhur”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sela: Qeveria zbaton kryekëput programin e VMRO-së dhe as edhe një fjalë se ke aty nga programi i VLEN-it
Next post Ahmeti: BDI është pjesë aktive e parlamentit, ne nuk jemi pjesë e asnjë skenari destabilizues