Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo që bie në sy është ndryshimi që po ndodh gradualisht në partitë që më herët udhëheqnin me Qeverinë.
Reformat e dukshme filluan në LSDM, ku u ndryshua edhe kryetari i partisë por edhe struktura udhëheqëse. Nga ana tjetër, në BDI siç po shihet ka filluar ndryshimi i “heshtur”. Nuk ka shkarkime dhe as riemrime, megjithatë, qartë duket se partia po ndryshon. Kjo më së shumti vërehet edhe në paraqitjet publike që i bëjnë eksponentët e kësaj partie, duke filluar nga press konferencat partiake, parlamentare, por edhe pjesëmarrjes nëpër debate të ndryshme televizive.
Nuk dihet nëse kjo lëvizje në BDI po ndodh natyrshëm apo me urdhër të liderit të këtij subjekti, Ali Ahmeti, megjithatë është mëse e qartë se subjekti politik i BDI-së po hapet dhe thuajse të gjithë eksponentët e kësaj partie po marrin hapësirën proporcionale në krahasim me pozitat që kanë.
Në takimet e fundit me popullin, të udhëhequra nga z.Ahmeti, përveç funksionarëve partiak, rol i veçantë po u jepet edhe banorëve të zonave me shumicë shqiptare por edhe votuesve të thjeshtë. Kjo vërehet nga vetë fakti që edhe simpatizantëve të thjeshtë që janë prezent në këto takime u jepet mundësi dhe fjalë rasti për të shprehur kërkesat, bindjet dhe ankesat e tyre drejtpërdrejtë me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
E njëjta ndodh edhe në përfaqësimin e BDI-së nw Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku figura të ndryshme të kësaj partie janë aktiv nëpër debate dhe komisione.
Kujtojmë se edhe PDK-ja dhe LDK-ja në Kosovë pësuan ndryshime të thella strukturore që kur kaluan në opozitë dhe u bënë parti më të hapura për prurje, njerëz dhe ide të reja.
Të Tjera
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Taravari: Optimist jam se shumë shpejtë do t’i fillojmë negociatat me BE-në
Unë jam nga optimistët e paktë në shtet dhe vazhdoj të mendoj se shumë shpejtë do t’i fillojmë negociatat me...
Average Rating