Mediat bullgare publikojnë dokument me të cilin Bozhinovska deklaron identitetin e saj bullgar (FOTO)

Read Time:57 Second

Agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën e nënshkruar më 21 tetor 2004 nga Sanja Bozhinovska, ministrja aktuale për Energjetik, Miniera dhe Burime Minerale, në të cilën ajo deklaron se ka “ndërgjegje kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”.

Më 18 tetor të këtij viti, Bozhinovska solemnisht deklaroi se “asnjë shtetas i Maqedonisë (Verior) që ka marrë nënshtetësinë bullgare nuk ndjehet si bullgar”. Ajo pretendon se ka aplikuar për shtetësi bullgare, si dhjetëra mijëra maqedonas të tjerë, vetëm për “arsye ekonomike”. Bozhinovska e quajti procedurën “mashtrim me dokumente të paraqitur nga shteti bullgar”. Në tetor të vitit 2004, megjithatë, në deklaratën kur aplikoi për shtetësi bullgare, Bozhinovska deklaroi se nëna dhe babai i saj Pero dhe Violeta ishin bullgarë, shkruan agjencia bullgare.

“Asnjë qytetar i Maqedonisë nuk ka nënshkruar deklaratë se ndihet si bullgar, sepse kështu bëjnë avokatët bullgarë që marrin para për ndërmjetësim”, shkruan BGNES në postimin e Bozhinovskës në profilin e saj në Facebook nga 18 tetori.
Në dokumentin e publikuar nga BGNES, është nënshkrimi personal i Bozhinovskës me shkronja cirilike dhe latine, jo i avokatit të saj, në të cilin shkruhet “Deklaroj se kam vetëdije kombëtare bullgare dhe kam origjinë bullgare”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mickoski: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së më ka përcjellë me dronë mua dhe VMRO-DPMNE-në
Next post Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese