EDITORIAL/ A mund ta zbehin namin historik të kryeministrit të parë shqiptar, ata që mendojnë njëjtë si “Levica”?

Read Time:54 Second

Vetëm hapja e debatit për një kryetar të mundshëm të Qeverisë me përkatësi etnike shqiptare shënoi një hap para në pozicionin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qarqet nacionaliste maqedonase e morën çështjen si utopike, shqiptarët si diçka që kishte ardhur koha, të tjerë me inate politike se mund të ishte shqiptar, por jo nga radhët e Bashkimit për Demokratik.

Marrëveshja politike për formimin e Qeverisë aktuale solli vendimin se do ketë kryeministër shqiptar në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë aktuale.

Nga 28 janari i vitit 2024, në kolltukun e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të ulet Talat Xhaferi, personalitet politik i shquar për qasjen institucionaliste ndaj çështjeve politike. Dhe, po, shqiptar. Ashtu siç ishte zotuar partia e tij BDI, respektivisht i pari i kësaj partie Ali Ahmeti.

Tani, ata që çështjen e trajtonin si utopike janë trazuar sa më s’ka. Utopike dje, reale sot. Janë trazuar dhe po vjellin vrerë edhe disa shqipfolës- zakonisht për shkaqe të inateve politike dhe pamundësisë për të qenë pjesë të historisë, që padyshim do të lë gjurmë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mjekët apelojnë për vaksinim kundër fruthit
Next post Drejtori i SHMK Istikball e pranon që nën presion e ka deponuar dorëheqjen në Komunë të Tetovës