Sela për deklaratën e Kurtit: Sot shqip u godit gjuha shqipe!

Read Time:53 Second

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe.

Sela thotë se “Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”.

Në vijim e keni reagimi e plotë e Selës në facebook:

Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.

Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!

Shqip u godit gjuha shqipe dhe perpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut.

Uroj të jetë një lajthitje momenti…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Zeqiri publikon postimin e Taravarit, ku lavdëronte Selën për zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe
Next post Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë!