Gjuha shqipe në RMV, Taravari: gjeneratori i krizës është kushtetuta
Kryetari i ASh-së dhe njëherit ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari thekson se Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut u formua para pesë muajve, dhe kryeministri i parë që u prit nga qeveria e re ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Takimin e parë bilateral, siç theksoi Taravari në emisionin “Interaktiv në KTV”, që e bëri Mickoski pasi u zgjodh kryeministër ishte vizita në Kroaci dhe mbledhja e parë ndërqeveritare që e bëri kjo qeveri është me qeverinë e Kosovës.
“Dhe këto tre ngjarje janë porosi në vete për gjithë ata që mendojnë se kjo qeveri është antishqiptare. Në krahasim prej periudhës para pesë muajsh kur Vuçiqi me Ahmetin shëtitnin në Ohër e Shkup, kur Bujar Osmani vizitonte më shumë Beogradin se Kosovën, tash ndodh e kundërta. Nuk mund të ndalim asnjë zyrtar të qeverisë ta viziton Beogradin, por Vuçiqi nuk mund të shëtitet me zyrtarët e VLEN-it në Shkup dhe Ohër”, tha Taravari.
Sa i përket deklaratave të Kurtit rreth gjuhës shqipe, Taravari tha se Kurti ishte absolutisht i saktë dhe i drejtë në formulimin e tij.
“Ne kemi katër ligje që janë votuar që nga viti 2002. Domethënë kemi katër ligje për gjuhët, jo për gjuhën shqipe. Gjeneratori i krizës për gjuhën është kushtetuta. Në kushtetutë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20 për qind e popullatës në Maqedoni. Në ligj qëndron LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE. Dhe gabimi si shqiptarë në Maqedoni ishte që nuk insistuam në momentet të caktuara kur ndryshimet kushtetuese vareshin nga shqiptarët, nuk insistuam që 20 përqindëshi të hiqet”, tha Taravari.
Të Tjera
“Kurti të tërheqë deklaratën”, Ali Ahmeti: Për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është derdhur gjak
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me komentet e...
Mickoski: Qëndrimi im për Korridorin 8 nuk ka ndryshuar, por por ndërprerja e punimeve do ishe më e dëmshme
Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se qëndrimi i tij për marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” për Korridorin 8 nuk ka...
Nepotizëm në Spitalin e Tetovës! Berisha degradon kuadrot paraprake
Ikja e Ilir Demirit nga Spitali Klinik i Tetovës dhe ardhja e Agim Berishës e ktheu përsëri Spitalin e Tetovës...
Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për “branitellat” të vendoset në rend të ditës të Komisionit për politikë sociale
Në Kuvend përsëri nuk u mbajt seanca e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi kryetarja Ilire Dauti, duke...
Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Tetovë, priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z....
BDI e akuzoi për keqpërdorime – Jep dorëheqje drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë
Binas Pajaziti ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë. Lajmin e ka...
Average Rating