Sheqerinska: Do të avokoj për vlerat që forcojnë paqen, bashkëpunimin dhe integrimin mes vendeve anëtare të NATO-s

Read Time:57 Second

Radmilla Sheqerinska, pas emërimit të djeshëm si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s, ka falënderuar për urimet e shumta dhe tha se suksesi i saj personal është sukses i mbarë vendit.

Ajo thotë se do të përfaqësojë me krenari vendin në rolin e saj të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para meje është një përgjegjësi që kërkon angazhim të plotë dhe punë në tema që janë vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin global. Do të vazhdoj të avokoj për vlerat që forcojnë paqen, bashkëpunimin dhe integrimin mes vendeve anëtare të NATO-s, por edhe ta përfaqësoj Maqedoninë e Veriut me krenari në këtë pozitë të lartë ndërkombëtare.

Çdo fjalë juaj e mbështetjes është gjithashtu një kujtesë se suksesi nuk është vetëm personal, por edhe sukses për vendin tonë.

Së bashku tregojmë se Maqedonia e Veriut ka diçka për të ofruar në nivel global. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime! Mbështetja juaj do të thotë shumë për mua”, tha ish-ministrja e Mbrojtjes.

Në Bruksel, ajo u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s dhe kështu praktikisht u bë personi i dytë në radhën e funksioneve pas Sekretarit të Përgjithshëm. Mark Rutte.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Dani: Kurti u rreshtua pas VMRO-së, deklarata e tij për gjuhën shqipe ishte skandaloze‼
Next post BDI reagon ndaj Kurtit: Kryeministri i Kosovës në anën e VMRO-së, jo të shqiptarëve të RMV-së