RMV, tre në katër të rinj luajnë lojëra fati dhe shumica prej tyre e bëjnë për argëtim

Read Time:2 Minute, 58 Second

Një numër i madh i të rinjve nën moshën 25 vjeç luajnë lojëra fati dhe 17.8% e tyre kanë konfirmuar se janë të varur. Prania e një numri të madh të kazinove, llotarive, basteve në internet e të ngjashme mashtrojnë qytetarët. Në Maqedoni, rreth 71% e të anketuarve janë përgjigjur se luajnë lojëra fati dhe shumicën e rasteve i bëjnë për argëtim, transmeton Portalb.mk.

Tetëdhjetë e katër përqind e të anketuarve janë përgjigjur se njohin dikë që është i varur nga lojërat e fatit dhe shumica e tyre njohin më shumë se dhjetëra të rinjsh që janë të varur. Sipas të dhënave, kazinotë janë më të vizituarat, të ndjekura nga bastet sportive. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës “Të rinjtë dhe zakonet e tyre të basteve në Maqedoni”, të cilën e ka realizuar HOBS.

“Sa i përket informimit nga ana e organizatorëve të këtyre lojtarëve të bixhozit u japin për rrezikun e varësisë, vetëm 19.2% e të anketuarve kanë thënë se në ambientet ku kanë luajtur lojëra të fatit ka informacion se mund të bëhet i varur nga këto lojëra, ndërsa 7.5. % e të anketuarve kanë thënë se ka informacion në objektet ku mund të kërkoni ndihmë në rast të varësisë nga këto lojëra”, tha Vlatko Dekov, kryehulumtues nga HOPS.

Shoqata HOBS ofron rekomandime për të reduktuar varësinë nga kumari.

“Në ligjin ekzistues për lojërat e fatit, duhet të parashikohen detyrime për të gjithë organizatorët e lojërave të fatit që të informojnë lojtarët për rrezikun e varësisë nga loja e fatit, si dhe ku mund të kërkojnë ndihmë në rast të varësisë ndaj lojërave të fat. Në ligjin ekzistues për lojërat e fatit, të parashihen obligime për të gjithë organizatorët e lojërave të fatit të paguajnë tatim për financimin e programeve për parandalimin e varësive, si dhe programet për trajtimin e varësive nga lojërat e fatit”, shtoi Dekov.

Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit rajonal “Rinia dhe boxhozi” të zbatuar nga shoqata HOPS. Rezultatet u mblodhën bazuar në një anketë online që përbëhej nga një pyetësor i plotësuar nga 214 të rinj deri në 25 vjeç nga Maqedonia, Serbia dhe Kosova.

Kujtojmë se në një bisedë me Meta.mk, Prof. d-r. Liljana Ignjatova, adiktologe dhe psikiatër me përvojë shumëvjeçare në ndërtimin e politikave për drogën dhe sjelljet e varësisë, thotë se bixhozi, sidomos ai online, krijon varësi shumë më lehtë dhe më shpejtë.

“Është më e lehtë ta rregullosh një kazino ku luhet me prani fizike, sepse në këtë rast të miturit nuk do të mund të hynin në të. Të rinjtë janë shumë më shpesh të përfshirë në lojërat e fatit në internet, e tek ato monitorimi, kontrolli dhe rregullimi është më i vështirë. Pse të rinjtë janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të varësisë? Zhvillimi i trurit përfundon pas moshës 25 vjeçare. Pjesa e trurit që është përgjegjëse për vendimmarrjen, për marrjen e vendimeve të sakta, për vlerësimin e rreziqeve, nëse duhet bërë diçka apo jo, është ajo që piqet e fundit. Kjo është pjesa që thotë “Stop”, pra freni. Ajo nuk funksionon si te të rriturit, ajo pjesë piqet e fundit. Prandaj të rinjtë janë më të prekshëm ndaj zhvillimit të varësisë”, sqaron Prof. d-r. Ignjatova.

Ajo thotë se ka edhe fëmijë nën 15 vjeç që vijnë me prindërit në qendrën e këshillimit të të rinjve për parandalimin e drogave dhe sjelljeve të varshmërisë të Organizatës Qytetare HERA, e që duan të parandalojnë zhvillimin e një varësie më të rëndë të fëmijëve të tyre nga videolojërat, ose nga bixhozi dhe lojërat e fatit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Demant nga Spitali i Tetovës/ Ja e vërteta e emërimit të udhëheqësve Vjosa Elezi dhe Mirka Popivanovska
Next post Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes