MPB e përfundoi procedurën për furnizim të etiketave me shenjën e re për automjetet

Read Time:51 Second

Ministria e Punëve të Brendshme e përfundoi procedurën për furnizim të etiketave me shenjën e re “NMK”. Fitues i tenderit është kompania KVANTUM nga Shkupi me atë gjermane “EHA Hofman internacional”.

Për këtë qëllim, MPB do të shpenzojë 141,6 milionë denarë (2,29 milionë euro) në periudhë prej tre viteve sa parasheh marrëveshja për furnizimin.

Sipas marrëveshjes së publikuar në faqen e sistemit elektronik për furnizime publike kompanitë të cilat e fituan tenderin, për targa çift ofruan çmim prej 540 denarëve plus TVSH nga 97,2 denarë, përkatësisht 637,2 denarë.

Dërgesa e parë duhet të fillojë 30 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa furnizimi do të realizohet sipas nevojave të cilat do t’i konstatojë MPB.

Obligimi për përdorim të kodit NMK në targa është nga Marrëvehsja e Prespës, në pajtim të të cilës afati për zëvendësim është deri në shkurt 2024. Në vend të zëvendësimit të plotë të shenjave regjistruese, me vendimin e ri qeveritar qytetarët do të duhet të marrin vetëm etiketë me kodine ri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Çashkë/ Vazhdon bojkoti i mësimit nga ana e prindërve të nxënësve maqedonas
Next post Ali Ahmeti kujton Mujë Krasniqin në 25 vjetorin e rënies së tij për liri