Durmo Turs – Prokuroria kërkon dënim maksimal për të akuzuarit

Read Time:55 Second

Prokuroria dhe familjarët e viktimave kërkojnë dënime maksimale për 6 të akuzuarit e “Durmo Turs” për tragjedinë në Llaskarcë. Prokurori Darko Jakimovski përveç dënimit, kërkoi edhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë për personat e akuzuar.

Në fjalët e tyre përfundimtare avokatët e të akuzuarve hodhën fajin dhe përgjegjësinë ndaj njëri tjetrit. Avokatët e punonjësve të kompanisë fajësuan vozitësin për të cilin thonë se nuk ka qenë i vëmendshëm derisa drejtonte automjetin, ndërsa avokati i shoferit thotë se aksidenti ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të automjetit.

Kujtojmë se më 13 shkurt të vitit 2019, në afërsi të fshatit Llaskarcë, autobusi i “Durmo Tursit” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivarë, doli nga autostrada dhe si pasojë humbën jetën 16 persona dhe 37 të tjerë u lënduan. Për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik akuzohen 6 persona, pronari i Durmo Tursit, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski.

Tre të akuzuarit e tjerë janë punonjës te stacionit të kontrollit teknik, të cilët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kovaçevski: Forcat pro-ruse penguan nisjen e bisedimeve me BE-në
Next post Qeveria ndan 951 milionë denarë për projektet rrugore në 10 komuna