S’ka gjuhë të përbashkët për paralelen shqipe në Çashkë, politika po i mbyllë shkollat
Prindërit protestojnë, nxënësit bojkotojnë dhe ka tre javë që nuk ka mësim në shkollën “Todor Janev” në komunën multietnike të Çashkës.
Protesta është për shkak të hapjes së një klase në gjuhën shqipe. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, politika po i mbyll shkollat, duke rritur retorikën nacionaliste.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka njoftuar se shkollën “Todor Janev” në Çashkë është zbatuar kërkesa e një pjese të banorëve pasi janë plotësuar të gjitha kushtet,hapësira dhe mjetet financiare.
“Është e panevojshme ndërhyrja e politikës në këtë dhe raste të ngjashme, sepse dëmton interesat më të mira të të rinjve, për të pasur një arsim cilësor në gjuhën amtare”, thonë nga kjo ministri.
Aktivistja maqedonase, Nikica Korubin i ka dal në mbrojtje mësimit shqip në komunën e Çashkës.
Ajo ka thënë se të drejtën për të mësuar në gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta dhe jo maqedonasit!
“Kanë kaluar gati 23 vjet nga Marrëveshja e Ohrit dhe pasqyrimi i saj në Kushtetutë. Amendamenti V, pra neni 7 i kushtetutës, i cili thotë:
“Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
Një gjuhë tjetër që flasin të paktën 20% e qytetarëve është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj, siç përcaktohet me këtë nen”.
Ju supozoni se 23 vjet më parë kur e fshehëm gjuhën shqipe në 20%, establishmenti politik tashmë kishte një “mendje të kapur”, që më pas e projektoi atë “kapje” në të gjithë shoqërinë.
Dhe nëse nuk ka qenë me mendje të robëruar, atëherë ka pasur qëllim të qartë, të cilin e ka projektuar edhe në të gjithë shoqërinë duke (mos) aktruar, që pas 23 vitesh ende askush të mos shqetësohet që të gjithë të mësojnë, flasin e shkruajnë ne gjuhen e tyre”, është shprehur ajo ndër të tjera, në një shkrim autorial.
Profesori dhe analisti Muhamer Pajaziti thotë se, të demonstrosh racizëm të hapur ndaj fëmijëve të cilët duan të mësojnë në gjuhën e tyre amtare është një akt i turpshëm dhe barbarë.
“Në kohën kur bota e civilizuar diversitetin e sheh si pasuri, këta prindër japin një shëmbull jo njerëzor.
Po këta prindër maqedon, po i ushqejnë edhe fëmijët e tyre me urretje ndaj shqiptarëve.
Ky edukim i fëmijëve maqedon pastaj vazhdon nëpër shkolla, ku mësohet se shqiptarët janë një popull ardhacak dhe lloj lloj fyerje tjera.
Në këtë drejtim një kontribut jep edhe një pjesë e politikës së degjeneruar maqedonase që shqiptarët i cilëson si indianë, njerëz të egër dhe pa kulturë.
Kështu po e ushqejnë dhunën tek gjeneratat e reja dhe kjo do të jetë me pasoja për të ardhmen e këtij shteti.
Është shumë e ulët, sepse po ndodhë dehumanizimi i shoqërisë dhe pastaj i gjithë ky akumulim shpërthen diku, sikur që shpërtheu me vrasjen e disa fëmijëve në një shkollë në Serbi.
Ndodhi kjo, sepse atje, kriminelëve ju kanë ndërtuar përmendore dhe i kanë bërë si shembuj që duhet të ndiqen nga gjeneratat e reja.
Ky dehumanizim i të rinjve ka ndodhur edhe në kohën e VMRO-DPMNE-së së Gruevskit, kur fëmijët shqiptarë rriheshin e dhunoheshin nëpër autobusë nga huliganët maqedonas…”, shprehet ai.
Average Rating