Paraburgim për dy persona lidhur me aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.S., dhe I.H., në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Sipas kërkesës, me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht në kilometrin e trembëdhjetë të saj nga aksi rrugor ‘’Prizren Veri’’ në drejtim të aksit rrugor ‘’Prizren Jug’’, me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike.
Të pandehurit A.S., dhe I.H., kishi lëvizur paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, dhe në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast ky i fundit humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin e markës ‘’VW Golf’’, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të austostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S.
“Viktimat ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njejtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve. Me ç’rast viktimat N.B., M.D., dhe L.S., si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti dërgohen pa shenja jete pranë Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating