Hekurudha e shpejtë Shkup – Nish, së shpejti takim i grupeve të punës

Read Time:1 Minute, 0 Second

Janë formuar grupet punuese ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë ndërmjet dy vendeve, të cilat së shpejti do të kenë takimin e parë të punës, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Ai tha se organizimi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ngadalësoi dinamikën e takimeve dhe komunikimit ndërmjet dy palëve.

“Ajo që mund të theksoj është se ne do të veprojmë së bashku para institucioneve financiare ndërkombëtare, do të veprojmë së bashku në koordinim për të lidhur këtë projekt shumë domethënës nga Korridori 10 me hekurudhën e shpejtësisë së lartë, si dhe po punojmë për kalimin e përbashkët kufitar hekurudhor mes Maqedonisë dhe Serbisë, e ai është vendkalimi kufitar Tabanovcë, i cili do të jetë në anën e RMV-së”, thotë Boçvarski.

Ai theksoi se planet po ecin me shpejtësi dhe të gjitha ato procedura dhe procese që do të ndodhin në periudhën e ardhshme do të jenë me interes për të dy vendet dhe qytetarët.

I pyetur nëse janë duke punuar në projektimin e projektit të hekurudhës së shpejtë ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë, Bocvarski u përgjigj se Serbia ka një seksion më të madh për të punuar se sa vendi ynë./Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Paraburgim për dy persona lidhur me aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Next post Tetovë: Rexhepi inspekton punimet në rrugën “Vëllezërit Milladinov”- Do të realizohet në kohë!