Ulet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Read Time:1 Minute, 10 Second

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,24% në raport me vendimin e datës 11.12.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,573%, te nafta 2,404 $/ton, te vaji ekstra i lehtë 2,219 % dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 0,971 %.

Nga data 19.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,348 den/kg.
– Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 76,50 (denarë/litër)
– Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 78,50 (denarë/litër)
– Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 73,00 (denarë/litër)
– Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 72,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 40,920 (denarë/kilogram)
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “E trajtuan si kafshë para se të vdiste”- flet motra e shqiptarit që vrau veten në anije
Next post “megjej.org.mk”: Nis me punë sistemi për gjetjen e të zhdukurve!