“megjej.org.mk”: Nis me punë sistemi për gjetjen e të zhdukurve!
Është promovuar ueb-faqja e Sistemit për paralajmërim të hershëm për persona të zhdukur – megjej.org.mk. I gjithë sistemi duhet të funksionojë në bashkëpunim me MPB-në.
Mediat, lokalet, bankat, trafiku i qytetit, taksitë, nga sot mund të kycen në aksionin për gjetjen e personave të zhdukur, pasi nisi me punë sistemi “Më gjej” si pjesë e pilot-projektit për Sistem për paralajmërim të hershëm për personat e zhdukur.
“Platforma “Më gjej” do të funksionojë sipas parimit të denoncimit që do të plotësohet në ueb-faqen dhe pas informatës dhe denoncimit nga familja e fëmijës së zhdukur, informacioni do të kontrollohet përmes kontakt-personit në MPB. Nëse edhe atje është denoncuar personi i zhdukur, e publikojmë në ueb-faqe dhe e shpërndajëm në të gjitha kanalet për informim të gjerë të opinionit, respektivisht nëpër rrjetet sociale”, tha Aleksandra Radevksa, gazetare për të drejtat e njeriut.
Praktika për alarmim me përmasa të gjera për persona të zhdukur, duhet të ngritet vetëm në rast kur ka rrëmbime, respektivisht rrezik të lartë për jetën e personit të zhdukur.
“Të gjithë kalojnë nëpër sistemin e arsimit, që luan rol vendimtar në zbulimin e hershëm të personave të zhdukur. Mësimdhënësit dhe personeli I shkollës shpeshherë janë të parët që vërejnë mungesën e nxënësve ose detektojnë sjelljen e tyre. Nga ana tjetër pikërisht në shkolla fëmijët njihen me rreziqet potenciale. Kështu do të jetë edhe më tej”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.
Ueb-faqja “megjej.org.mk”, do të funksionojë në tri gjuhë – maqedonisht, shqip dhe gjuhën rome, kurse do të funksionojë me mbështetje të MPB-së.
Kontribut në vendosjen e gjithë sistemit për paralajmërim të hershëm për të zhdukurit kanë dhënë Organizata Qytetare “Gazetarë për të Drejtat e Njeriut”, në bshkëpunim me organizatën austriake EKPAT
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating