
Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket
Instituti IDEA ka publikuar një raport të numrit të shfrytëzuesve të shtesave për fëmijën e tretë dhe të katërt gjatë periudhës 2013-2023, si dhe natalitetit në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut.
Të dhënat tregojnë që popullsia e Maqedonisë së Veriut ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në dekadën e fundit, si nga struktura e moshës ashtu edhe për nga përbërja etnike. Si pasojë e natalitetit të ulët dhe migrimit të lartë, popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret, ndërsa proporcioni i etnive gradualisht po ndryshon si pasojë e shkallëve të ndryshme të natalitetit tek etnitë përkatëse.
Maqedonia e Veriut në dhjetë vjeçarin e fundit ka pasur shkallë të fertilitetit prej mesatarisht 1.4 fëmijë për grua, shkallë që është shumë nën shkallën e zëvendësimit që është 2.1 fëmijë për grua. Kjo shkallë e fertilitetit ishte në rënie deri në kohën e para-pandemisë, pra deri në vitin 2020, dhe më pastaj shënoi një rritje të konsiderueshme.
Megjithatë trendi rënës vazhdoi edhe në vitin 2022. Të gjitha etnitë kanë përjetuar rënie të numrit të fëmijëve të lindur në dhjetë vjeçarin e fundit përveç etnitetit Vlleh dhe Boshnjak, ndësra etnitë me rënien më të madhe janë komuniteti rom, serb dhe maqedonas. Në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 kanë lindur 3,265 fëmijë më pak se në vitin 2010.
Duke marrë parasysh koston e plakjes dhe tkurrjes së popullsisë e cila do të rëndojë sistemin e shëndetësisë, atë pensional si dhe zvogëlojë fuqinë punëtore në Maqedoninë e Veriut, instituti IDEA rekomandon mekanizma më të targetuara për stimulim të natalitetit.
Ndër to janë: kthimin e shtesës univerzale për fëmijën e tretë, skemë ko-kursimi për fëmijët, si dhe investim në institucione të kujdesit parashkollor dhe më shumë barazi gjinore. Këto politika kanë treguar efekt në shtetet e zhvilluara skandinave si dhe Singapor, dhe prandaj duhet të ndiqen si praktika më të mira.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating