Zgjedhjet presidenciale, matje e fuqisë politike! Aliti: VMRO-ja nuk përjashtoi mundësinë për koalicion me BDI-në

Read Time:2 Minute, 9 Second

Këto zgjedhje presidenciale nuk janë vetëm për të parë se kush do të shkojë në rrethin e dytë dhe kush do të jetë president, por edhe për të matur fuqinë e partive politike, vlerëson analistit politik, Vlladimir Bozhinovski. Siç tha në “Click Plus”, është shumë e rëndësishme të theksohet se votat që do t’i marrin kandidatët nuk mund të maten me të njëjtin matës.

“Dallimi mes Siljanovskës dhe Pendarovskit në raundin e parë, për shembull nëse kalon 100.000, atëherë mund të flasim për një shtytje serioze që do ta ketë VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet parlamentare, dhe në të njëjtën kohë një frenim serioz për LSDM-në. Nga ana tjetër, mund të shohim se sa do të jetë dallimi mes kandidatit të BDI-së dhe opozitës së bashkuar. Për shembull, nëse diferenca është 30.000 mijë, atëherë shtohet shanset dhe mundësitë e BDI-së për sukses në zgjedhjet parlamentare, e nëse kjo diferencë nuk ekziston ose është në nivelin prej 5, 10 ose 15.000 votave, atëherë mund të flasim për një luftë serioze në zgjedhjet parlamentare, ku opozita e bashkuar mund të jetë kërcenim serioz për BDI-në”, theksoi Vlladimir Bozhinovski, analist.

Analisti Petar Arsovski theksoi se me shumë gjasa kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Një pjesë e madhe e partive emërojnë kandidatë për president, edhe BDI edhe opozita shqiptare në përpjekje që t’i konsolidojnë votat e tyre para zgjedhjeve parlamentare, dhe gjasat që Bujar Osmani ose Arben Taravari të hyjnë në raundin e dytë janë të vogla. Arsyeja kryesore për kandidaturën janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, pohoi Petar Arsovski, analist.

Por çfarë pas zgjedhjeve? Edhe pse Mickoski paralajmëroi se e parapëlqen opozitën shqiptare për koalicion postzgjedhor, megjithatë kjo mund që të mos ndodhë, përkatësisht BDI nuk është tërësisht e përjashtuar nga VMRO-DPMNE.

“Nëse ndodh, në mënyrë hipotetike, 14:12, ndërsa VMRO të ketë 50, atëherë edhe njëra edhe tjetra palë siguron 61,62. Në atë rast lojën e udhëheq VMRO, do të thotë: Këta vijnë me 4, ti ndoshta me 3. Situata nuk është e njëjtë si në 2020. Nuk bëhet fjalë për ngjashmëri ose dashuri për Maqedoninë, ky bashkëpunim, por për të ardhur në pozicion që unë të jem ai që do t’i udhëheq negociatat e jo dikush tjetër”, tha Faton Aliti, analist

Sipas analistëve, matematikisht, sipas numrit të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të duhej të hyjnë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, përkatësisht Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova, si reprizë e zgjedhjeve të 2019.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mersiha Smailloviq kandidate për presidente në RMV: Për mua patriotizmi është që çdo qytetar të ndihet i lumtur që është qytetar i këtij shteti
Next post Ja si e komenton Musliu kandidimin e Bujar Osmanit për president të RMV-së