Ngjarjet e mbrëmshme në Kumanovë/ Zv ministri Iseni thotë se bëhet fjalë për larje heaspesh mes grupeve kriminale
Zv/ministri i MPB-së, Astrit Iseni ka reaguar ndaj ngjarjeve të mbrëmshme në Kumanovë përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“Në mëngjesin e sotëm në Kumanovë, disa persona kanë vënë zjarr ndaj disa veturave dhe një objekti, ndërkaq personat që kanë vënë zjarrin dyshohet se kanë përdorur pajisje për bllokimin e kamerave. Informojmë se institucionet përkatëse dhe përfaqësues të MPB-së kanë inspektuar vendin ku ka ndodhur rasti dhe se gjatë ditës do të dalim me detaje të reja.
MPB ka indikacione se në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qerim hesapesh nga e kaluara nga grupa të caktuara kriminele. MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi
Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë themelor dhe për këtë ne po angazhohemi çdo ditë. Që nga marrja e detyrës kanë ndodhur një varg krimesh, por me të gjithë rastet po merremi seriozisht dhe së shpejti do të jetë epilog për të gjithë këto raste një nga një. Duhet ta dinë të gjithë se tani është koha kur kriminelët do të marrin dënimin e merituar për veprat të cilat i bëjnë. Ka kaluar koha kur drejtësia ishte selektive. Tani askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia e veprave të tij.
Për MPB-në të gjithë qytetarët janë prioritet. Banditët do të marrin dënimin e merituar. Bëjmë thirrje deri te të gjithë qytetarët që rastet t’i marrin me gjakftohtësi dhe t’ua lejnë në dorë institucioneve shtetërore për t’i zbardhur ato.
MPB garanton siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët” – ka shkruar Astrit Iseni. /tvklan.mk/
Të Tjera
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Iseni i bie pishman, e heq pjesën ku shkroi “qërim hesapesh nga grupet kriminele”
MPB ka indikacione se në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qërim hesapesh nga e kaluara nga grupe të...
Average Rating