Rokas: Agjenda reformuese nuk është ilaç për të gjitha sëmundjet

Read Time:2 Minute, 49 Second

Mesazhi i Planit të rritjes është shumë i qartë – është një ofertë gjithëpërfshirëse e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e kushteve socio-ekonomike që hapin një faqe të re në marrëdhëniet tona. Ai përfshin një sërë masash që ofrojnë qasje progresive në tregun e përbashkët të BE-së, në tregun e përbashkët rajonal, si dhe mekanizma për të nxitur reformat. Agjenda reformuese e Planit të rritjes është një mundësi për vendin për të përshpejtuar përfitimet kryesore të anëtarësimit në BE, si dhe të rrisë konvergjencën ekonomike përpara inkuadrimit.

Këtë e theksoi shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas në prezantimin e sotëm të masave nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut në konferencën për media me ministrin për Çështje evropiane Orhan Murtezani në Pres qendrën në qeveri. Ai e përgëzoi vendin që është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar marrëveshjen për instrumentet dhe kreditë nga Plani i rritjes dhe Agjendën e reformës.

“Zgjerimi është një nga prioritetet kryesore të Komisionit, ndërsa Agjenda reformuese, përveç instrumentit për ndihmë paraqasëse është në fakt forca shtytëse e arritjes së këtij qëllimi. Do të doja të jem i qartë, paratë që po japim sot janë si shtesë e asaj që ekziston. Agjenda reformuese dhe shpërndarja e saj për Maqedoninë e Veriut është 750.4 milionë euro, përveç programeve të vazhdueshme IPA që tejkalojnë shumën prej 500 milionë euro grant të pastër financimi. Me këto shpërndarje financiare dhe mbështetje të qartë politike, Agjenda reformuese e Planit të rritjes është një mundësi për vendin për të përshpejtuar përfitimet kryesore të anëtarësimit në BE, si dhe për të rritur konvergjencën ekonomike para aderimit”, theksoi Rokas.

Sipas tij, Agjenda reformuese e Planit të rritjes nuk paraqet zëvendësim i anëtarësimit në BE, por një mjet për të mbështetur përgatitjet e vendit për në BE.

“Agjenda reformuese nuk është ilaç për të gjitha sëmundjet, por përpjekje e përbashkët për të zbatuar reformat e nevojshme që mund të transformojnë shoqërinë. Qeveria është angazhuar për të rinjtë, bizneset, OJQ-të dhe mediat se do të avancojë reformat që do të sjellin përfitime të prekshme për vendin dhe përparim drejt BE-së. Këtë do ta bëjmë së bashku, do të mobilizojmë të gjitha kapacitetet e Qeverisë”, ka thënë Rokas.

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani nënvizoi rëndësinë e Planit të komunikimit dhe Planit të rritjes i cili, tha se është çelësi i suksesit të reformave.

Përmes këtij Plani, sipas tij, qytetarët do të munden qartë t’i dallojnë rezultatet dhe efektet konkrete të reformave – nga përmirësimi i mjedisit biznesor dhe hapja e vendeve të reja të punës, deri te konkurrenca më e madhe ekonomike dhe përforcimi i institucioneve demokratike. Në këtë mënyrë, Plani jo vetëm që do të rrisë vizibilitetin e aktiviteteve të cilat i realizojmë me ndihmën e BE-së, por gjithashtu do të përforcojë besimin e qytetarëve në procesin reformues dhe të ardhmen evropiane të shtetit tonë.

“Ky Plan nuk është vetëm për komunikim dhe vizibilitet, ai gjithashtu është plan për besim dhe të ardhme të përbashkët evropiane. Sot, dërgojmë mesazh të qartë se reformat janë sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët. Qeveria nuk duhet të hapërojë e vetme në rrugën evropiane, por së bashku me qytetarët e saj, me mbështetje dhe besim të fuqishëm te Bashkimi Evropian dhe me vizion që tejkalon sfidat aktuale”, ka thënë ministri Murtezani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post 45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Next post Maqedonia e Veriut shënon pesëvjetorin e anëtarësimit në NATO