
Pronari i një klubi nate në Kumanovë arrestohet, policia gjen mjete piroteknike
Kumanovë – Policia ka arrestuar pronarin 58-vjeçar të një klubi nate në Kumanovë, pasi brenda objektit të tij janë gjetur mjete piroteknike.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë një kontrolli të zhvilluar në kuadër të aksioneve për mbikëqyrjen e klubeve të natës dhe kabareve, forcat policore të Sektorit për Punë të Brendshme (SVR) Kumanovë kanë kapur në flagrancë personin me inicialet T.V (58), teksa transportonte pajisje kundër zjarrit nga vetura e tij drejt klubit.
Më pas, policia ka ushtruar kontroll brenda lokalit dhe ka zbuluar mjete piroteknike, të cilat janë sekuestruar menjëherë.
Pronari i klubit është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të një avokati është marrë në pyetje. Inspektorët e mbrojtjes dhe shpëtimit kanë lëshuar gjoba administrative dhe kanë urdhëruar pezullimin e aktivitetit të klubit deri në eliminimin e shkeljeve të konstatuara. Për rastin është informuar edhe prokurori publik.
Organet e rendit vazhdojnë aksionet për kontrollin e lokaleve të natës, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.(INA)
Të Tjera
Si do dukej “Fronti Europian” me Taravarin brenda koalicionit?
Është krijuar si traditë, që para vendimeve të mëdha politike, së pari, fjala rrjedh nëpër popull. Prej te aktivistët e...
Taravari: Nuk më intereson të jem lider i VLEN-it
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari ku bën pjesë edhe në koalicionin VLEN u shpreh kundër lidershipit për të udhëhequr këtë...
Takim liderësh – kërkesa e Filipçes/ Qeveria: Jemi të gatshëm, ende ska ftesë zyrtare/ BDI: Të merren parasysh kërkesat tona, pastaj flasim!
Kreu i Lidhjes Social Demokrate ka zbuluar se javën që vjen si kryetar i opozitës do të thëras takimin e...
Mot jostabil me të reshura të shiut, paraqitje të bubullimave dhe erë të përforcuar
Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshuratë përkohshme të shiut, posaçërisht pasdite. Lokalisht...
Nga fundjava fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoni
Llogaritja verore e kohës fillon këtë fundjavë, natën e së shtunës drejt së dielës, ku në orën 02:00, akrepat e...
Maqedonia e Veriut shënon pesëvjetorin e anëtarësimit në NATO
Me ceremoni solemne, sot Maqedonia e Veriut shënoi pesëvjetorin e anëtarësimit në NATO, raporton Anadolu. Me rastin e përvjetorit të...
Average Rating