
Gjashtë të mitur në mesin e viktimave në Koçan, Prokuroria Publike publikon moshat e viktimave
Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen pas një sërë spekulimesh publike për numrin e saktë të viktimave.
59 persona humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Një ditë më vonë ka vdekur edhe një shofer i ambulancës nga Koçani, i cili kishte udhëtuar disa herë në linjën Koçan-Shkup në përpjekje për të shpëtuar jetë.
“Po ju dërgoj një listë me moshën dhe numrin e personave të vdekur që është dorëzuar në Prokurorinë Publike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Raportet nga autopsitë e kryera janë duke u përgatitur dhe do t’i dërgohen prokurorisë”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.
Viktimat janë të moshës: 16 vjeç: 3 persona, 17 vjeç: 3 persona, 18 vjeç: 4 persona, 19 vjeç: 1 person, 20 vjeç: 2 persona, 21 vjeç: 6 persona, 23 vjeç: 2 persona, 24 vjeç: 7 persona, 25 vjeç: tre persona, 26 vjeç: 7 persona, 27 vjeç: 2 persona, 29 vjeç: 1 person, 30 vjeç: 3 persona, 31 vjeç: 2 persona, 32 vjeç: 1 person, 33 vjeç: 1 person, 36 vjeç: 4 persona, 38 vjeç: 2 persona, 43 vjeç: 1 person, 44 vjeç: 2 persona, 47 vjeç: 1 person, 48 vjeç: 1 person.
Të Tjera
Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë-Gostivar, rrokulliset vetura
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh Mavrovën me Gostivarin, njofton portali Lokalo.mk. Trafiku po zhvillohet me...
Zv/ministrja e Sportit, Safije Shahini reagon për incidentin në Kumanovë: Institucionet të zbardhin rastin!
Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini ka reaguar në lidhur me incidentin që ka ndodhur mbrëmë gjatë ndeshjes ndërmjet KB...
“U fyen në baza etnike në Kumanovë..” , KB Çair 2030 reagon për incidentin
Reagim nga Klubi i Basketbollit Çair 2030 lidhur me incidentin në Kumanovë Klubi i Basketbollit Çair 2030 dje zhvilloi ndeshjen...
LSDM: A ka skandal të ri në ministrinë e Andonovskit, prindërit e një punonjësi të tij fituan tender?
Pas publikimit të skandalit të konfliktit të interesave në ministrinë e Stefan Andonovskit, ku bashkëshorti i sekretarit shtetëror fitoi tender,...
Ekskluzive: Taravari dhe Kasami ngrisin tensionet para Albin Kurtit. Kurti nuk mund t’i qetësojë?
Iftari mes liderëve të VLEN-it dhe Albin Kurtit përfundoi pa fotografi të publikuar. Vet fakti që as Kurti e as...
Sindikata e Policisë: Në prill duhet të ketë rritje të pagave të policisë
Ende nuk ka njoftim për rritje të pagave për policinë, ndërsa “sindikatat e tjera heshtin”. Kështu ka njoftuar mëngjesin e...
Average Rating