BDI: Izet Mexhiti e pranoi shkatërrimin e Çairit me legalizimet e paligjshme të mbi 30 ndërtesave Çair
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thekson se “ shpreh indinjatë ndaj keqpërdorimit masiv të besimit të qytetarëve nga ana e dyshes Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu të cilët pranuan publikisht që janë përgjegjës për krimin shekullor me legalizimet e mbi 30 ndërtesave për banim kolektiv në Çair. Faktin që ka vendos vet, e jo sipas ligjit, se cili objekt duhet legalizuar e cili jo, Mexhiti tenton ta kamuflojë duke hedhur fajin në mënyrë absurde ndaj qytetarëve të Çairit edhe atë për objekte të banimit individual.”
“Izet Mexhiti para gjithë opinionit pranoi me gojën e vet se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i ka marrë ai vet si kryetar i komunës dhe me prirje politike/korruptive, e jo në formë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore. Edhe sot e pyesim se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore, ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre. Atë që mediat e kanë raportuar tashmë, Izet Mexhiti më në fund e pranoi që ai ka vendosur vet për legalizimet e objekteve pa leje, e jo ligji! Organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë duhet të veprojnë pa asnjë vonesë. Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve”, thuhet në komunikatën e BDI.(INA)
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating