
Zejdi vlerëson se takimi Mickoski – Filipçe, është produkt i nacionalizmit maqedonas dhe projekteve antishqiptare
Takimi i sotëm mes Mickoskit dhe Filipçes, pa praninë e përfaqësuesve shqiptarë, nuk është vetëm një përjashtim i shqiptarëve nga proceset vendimmarrëse, por një sinjal alarmues i tendencave nacionaliste maqedonase që vazhdojnë të minojnë bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut.
Në vend që të angazhohen për ndërtimin e një shteti multietnik dhe gjithëpërfshirës, liderët maqedonas po rikthejnë politikat e vjetra të nacionalizmit, ku shqiptarët trajtohen si faktor dytësor në shtet. Përjashtimi i përfaqësuesve shqiptarë nga një takim i këtij niveli konfirmon se në prapaskenë mund të ketë marrëveshje për projekte që nuk përkojnë me interesat e barazisë dhe integrimit, por me një axhendë të fshehtë antishqiptare.
𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐞𝐜ë 𝐩ë𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐪𝐚𝐬𝐣𝐞 𝐭ë 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐩ë𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞. 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐧ë 𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫ë, 𝐩𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐤ë𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢.
Ky është momenti kur faktori politik shqiptar duhet të jetë i bashkuar dhe i qartë: çdo vendim që merret pa shqiptarët është një hap mbrapa për stabilitetin e shtetit dhe një tentativë për të rikthyer politikat diskriminuese të së kaluarës.
𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐛𝐢 𝐩ë𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧! 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡ë 𝐦𝐞𝐬 𝐧𝐣ë 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫ë𝐬 𝐨𝐬𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐚𝐫𝐞𝐧ë 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐧𝐱𝐢𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐦𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐚𝐬!” – shkruan Skender Rexhepi.
Të Tjera
Llukarevska: Hetimi për tragjedinë e Koçanit është selektiv
“Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe...
LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit
LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit. Sipas opozitës maqedonase Qeveria ka vendosur...
Ambasadori Kuqi: Nuk kam asgjë për të fshehur, jam i pastë para Zotit dhe ligjeve të vendit
Ambasadori i tanishëm i RMV në Norvegji Driton Kuqi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se sot organet...
Tragjedia në Koçan, thirren në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012
Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme për tragjedinë në Koçan ka thirrur në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë...
Gruaja raporton dhunë fizike dhe dëmtim të telefonave nga partneri në Saraj
Më 10.04.2025, në ora 15:00 në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se më...
Mexhiti: Me “One Stop Shop” nisim një histori të re bashkëpunimi mes dy vendeve
shtë përuruar pikë-kalimi i përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin...
Average Rating