Pa paga nuk punon askush, punëtorët e postës në protestë!

Read Time:1 Minute, 8 Second

Organizata sindikale e Postës së Maqedonisë, sot nga ora 08:00 deri në 10.00  protestuan para Drejtorisë dhe në të gjitha filialet e Postës nacionale dhe kërkuan pagesën për muajin e kaluar dhe zgjidhje për gjendjen e ndërmarrjes.

Në paralajmërimin për Sindikatën e Postës së Maqedonisë theksuan se “për shkak të alarmimit të gjendjes dhe krizës financiare, në të cilën ka ardhur SHA Posta, të punësuarit janë të shqetësuar për të ardhmen e Postës dhe vendet e punës.

“Në protestë, punonjësit shprehin revoltën dhe shqetësimin e tyre për seriozitetin e situatës në të cilën është futur SHA Posta, e shkaktuar nga kriza financiare, organizimi jashtëzakonisht i dobët në operim, kushtet dhe mjetet e pasigurta të punës dhe më e madhja, shqetësimi dhe revolta e punonjësve shkaktohet nga mosrespektimi i të drejtave të punës nga punëdhënësi. Punëdhënësi, përkundër detyrimit ligjor për pagesë të rregullt të pagave, nuk ua ka paguar pagat punëtorëve deri në datën 15 të muajit, për shkurtin e vitit 2024, duke i sjellë punëtorët në kufirin e jetesës dhe pamundësinë për të siguruar një jetë të denjë për familjet e tyre”, tha kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov.

Sipas Sindiaktës, komunikimi me udhëheqësinë është në nivel shumë të ulët, nuk ka vesh për t’i dëgjuar problemet e të punësuarve dhe nuk u përmbahen qëndrimeve, të drejtave dhe detyrimeve.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Bexheti në iftar madhështor me shtabin komunal të BDI-së në Saraj
Next post Policia dhe Dogana e Maqedonisë në aksion! Sekuestrohen 22 vetura