Bekteshi: VMRO-DPMNE dhe VLEN përpjekje për rikthim të skenarit të 2006!
“Humbësi të tërhiqet nga politika”, ishte deklaratë e imja, tha në Klan Debat, Kreshnik Bekteshi, duke marrë parasysh , sic tha, se disa parti politike po bëhen vazalë të politikave anti-BE.
Sipas Bekteshit, VMRO-DPMNE po planifikon të ripërsëris skenarin e vitit 2006 dhe të shkaktoj krizë politike në vend. Ai I bëri thirrje opozitës shqiptare që të mos bëhet pjesë e këtij skenari.
“Që më së paku të deklarohen, që nëse I humbin zgjedhjet nuk bëjnë përpjekjen as edhe më të vogël që të jenë pjesë e skenarit të VMRO-DPMNE-së, skenar I cili tashmë ka dalë në publik dhe diskutohet brenda përbrenda organeve të VMRO-së dhe partive të ndryshme që të ripërsërisin vitin 2006, ku humbësi në bllokun shqiptar u bë pjesë e qeverisë dhe e dijmë atë periudhë se si vendi shkoi prapa, ata nuk e kanë guxim që këtë ta bëjnë, shpresoj se do ta bëjnë dhe BDI nëse I humb zgjedhjet është e gatshme të pranojë se nuk ka pse të diskutohet pjesëmarrja në ndonjë qeveri eventuale”, tha Kreshnik Bekteshi.
BDI paralajmëroi trazira të mundshme në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Sipas komunikatës së kësaj partie, dyshojnë një “skenar rus” të koordinuar, siç thonë, mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase, VMRO-DPMNE dhe partisë, E Majta./tvklan.mk
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating