Demiri: Spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh

Read Time:1 Minute, 7 Second

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se spitalet po përballen me mungesë të madhe të stafit mjekësor dhe se klinikat janë me drejtorë që nuk e meritojnë fare të jenë në atë pozitë. Këto komente dhe të tjera, Demiri i dha në një intervistë për “Fokus”.

“Do të flasim për Tetovën, por në përgjithësi e njëjta gjë vlen për të gjitha qytetet. Një zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi. Në periudhën e pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive filloi me 100 shtretër dhe në nivel shtetëror kishte mijëra persona në nevojë për kujdes shëndetësor. Kjo duhet rregulluar. Çdo vendbanim që ka një institucion publik shëndetësor duhet të përgatitet me të gjitha kushtet për të ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët”, tha Demiri.

Ministri tha se është fakt se ka mungesë të madhe të stafit shëndetësor.

“Kaluam një periudhë në të cilën për shumë vite nuk kishte specializime të reja. Unë shpesh them: “Mund të blesh çdo gjë, vetëm personeli mjekësor është më i vështiri për tu blerë. Dy gjëra janë shumë të vështira për t’u arritur. Njëra është ndryshimi i mentalitetit të popullatës së përgjithshme, që ata të dinë të vlerësojnë institucionin e spitalit dhe punonjësit, dhe e dyta,  është krijimi i një stafi mjekësor të mirë dhe profesional”, shtoi Demiri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Nënshkruhet marrëveshja mes BDI-së dhe Lëvizjes Populli për bashkëpunim
Next post Ideatori i Lëvizjes Besa, Adnan Ismaili i prezent në promovimin e frontit Europian