Zgjedhjet 2024/ Diaspora e painteresuar për të votuar – vetëm 2.943 aplikime!

Read Time:45 Second

Ka përfunduar kontrollimi i Listës Zgjedhore dhe regjistrimi i votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.

KSHZ-ja ka njoftuar se deri dje, në departamentet rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore, i kanë kontrolluar 6.231 persona.

Kontroll elektronik të të dhënave kanë bërë gjithsej 56.299 qytetarë, ndërsa janë parashtruar 47 kërkesa për ndryshimin e të dhënave.

Lidhur me kërkesat e pranuara për regjistrimin e votuesve në diasporë, sipas informacioneve nga KSHZ-ja, deri më sot në orën 09.00, janë pranuar gjithsej 2.943 aplikime, nga të cilat 2.369 janë pranuar, 396 janë refuzuar dhe 178 aplikime të papërpunuara që do të shqyrtohen gjatë ditës së sotme.

Nga KSHZ-ja informojnë edhe se regjistrimi i votuesve në diasporë ka përfunduar sot në ora 9, për shkak të problemeve teknike me ueb-faqen për regjistrimin e diasporës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Zyrtarizohet Fronti Europian, Skender Rexhepi-Zejd: Reshtohemi në super-ligë me BDI-në për të ardhmen europiane
Next post Kush është Katica Janeva, prokurorja nga Gjevgjelia që erdhi në krye të Prokurorisë Speciale?!