Vlera e shportës minimale për muajin mars ka arritur në afro 1 mijë euro
Vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars 2024 është 58.998,00 denarë (957 euro). Në krahasim me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin shkurt të këtij viti është rritur për 1.522,00 denarë (24 euro).
Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), rritja më e madhe është në sektorin e ushqimeve dhe pijeve.
Nga të dhënat që disponon LSM, nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, vetëm shpenzimet për ushqime dhe pije janë rritur me 1.951 denarë (31 euro) pra me 9,41 për qind.
“Vlera e shportës minimale sidikale ka qenë në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit, më konkretisht në muajin mars 2024, ku rritja është më e theksuar në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, e cila vjen si rezultat i tregtarëve që nuk e kanë marrë parasysh apelin e LSM-së dhe vetëm në interes për të rritur fitimet e tyre, rritën jashtëzakonisht shumë çmimet e produkteve ushqimore, gjë që rezulton në praktika të padrejta të tregtarëve, dhe varfërimin e punëtorëve dhe qytetarëve, si dhe pas ndërprerjes së masës të çmimeve të ngrira”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSM-së.
Rritja e çmimeve, thonë nga LSM, kontribuon në humbjen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe qytetarëve.
“Prandaj, me rritjen e re të pagës minimale nga marsi 2024, e cila sipas llogaritjeve do të jetë rreth 22.567,00 denarë (366 euro), nuk do të ketë efekt pozitiv në standardin e qytetarëve.
Të Tjera
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
RMV, tre në katër të rinj luajnë lojëra fati dhe shumica prej tyre e bëjnë për argëtim
Një numër i madh i të rinjve nën moshën 25 vjeç luajnë lojëra fati dhe 17.8% e tyre kanë konfirmuar...
Demant nga Spitali i Tetovës/ Ja e vërteta e emërimit të udhëheqësve Vjosa Elezi dhe Mirka Popivanovska
Sqarojmë opinionin publik se pretendimet dhe komentet e dates 19.11.2024 të gazetares Liridona Vejseli mbi emërimin e udhëheqësve të reparteve...
Mickoski thyen heshtjen, uron Sheqerinskën!
Kryeministri Hristian Mickoski gjatë ditës së sotme theu heshtjen duke uruar përzgjedhjene Radmilla Sheqerinskës për zv. Sekretare e përgjithshme e...
Eurointegrimet! Mexhiti: Qeveria e angazhuar në rrugën evropiane të vendit
Qeveria po punon nē vazhdimsi me partnerët strategjik për të vazhduar rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Zëvendëskryeministri...
Average Rating