E kërcënoi dhe i mori fëmijën të dashurës, arrestohet tetovari

Read Time:40 Second

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca e Keqe e Tetovës. Ai më parë ishte denoncuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar.

“Efektivët e policisë së SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën ,,Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca e Keqe e Tetovës. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Osmani e ftoi në iftar, Taravari: Shpresoj që edhe ai të vijë në debatin për emigrimin
Next post KSHZ-ja konfirmoi kandidaturat për President në RMV