Kovaçevski: Kjo fushatë do të jetë ndryshe, temat nacionale nuk kalojnë te qytetarët

Read Time:1 Minute, 6 Second

Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski shprehet i bindur se koalicioni i udhëhequr nga socialdemokratët do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Në intervistë për Alsat, Kovaçevski komentoi edhe kandidaturën e Bujar Osmanit për president, për të cilin tha se nuk mendon që në mënyrë indirekte do ta ndihmonte kandidatin e VMRO-së.

 

Kovaçevski tha se për herë të parë në kampin politik shqiptar do të ketë garë të ashpër pasi BDI-ja ka përballë kandidatin e opozitës për president nga i cili dy herë ka humbur në zgjedhjet në Gostivar.

Tani për herë të parë kemi një fushatë serioze mes dy partive politike shqiptare, nga njëra anë BDI-ja e cila është parti e madhe, e cila ka një organizim serioz, mbi 20 vjet është në pushtet dhe nga ana tjetër kemi opozitë të bashkuar shqiptare e cila ka kandidat i cili dy herë ka arritur vet të mund kundërkandidatët e BDI-së në Komunën e Gostivarit”.

“Prandaj them se kjo fushatë do të jetë ndryshe. Ju e shihni se kishte disa përpjekje për përfshirjen e temave nacionale të cilat nuk kaluan dhe morën fund për 5 minuta, pasi qytetarët duan të shohin përcaktim të qartë kush për çfarë është dhe çfarë standardi jetësor iu ofron për të ardhmen”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti në iftarë të përbashkët me Këshillat vendorë “Qendër”, “Sahat Mahalla” dhe “Gam-gam”.
Next post GRECO kërkon nga Maqedonia e Veriut t’i ashpërsojë sanksionet për korrupsion