Ohër: Rrihet edhe një tjetër bullgar, i thyhen dy brinjë, hunda dhe krahu!

Read Time:56 Second

Një bullgar është rrahur në Ohër, ka bërë të ditur aktivisti Viktor Stojanov.

“Jane Murgoski me dy brinjë të thyera, hundë të thyer, frakturë në dorën e majtë, tronditje. Rrihet nga katër policë maqedonas – në shtëpinë e tij. Babai i tij – Vllado Murgoski merret me shkrime dhe ka botuar librin për shoqatën “Radko” – kompaninë e parë bullgare në Maqedoni pas vitit 1944. Tani presim reagim nga Bullgaria”, ka shkruar Stojanov.

Sipas tij, rasti tashmë është nën hetim dhe dy zyrtarët e policisë ndodhen në paraburgim.

“Bullgaria është në lëvizje. Dhe ne jemi në lëvizje. Nëse lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodh – do të jemi të mallkuar. Kush dëshiron të ndihmojë me para ose ndryshe – na shkruani”, thotë më tej Stojanov, i cili e ka denoncuar rastin në rrjetet soiale dhe në disa mediume në gjuhën maqedonase. Për rastin ka shkruar në Facebook edhe eurodeputeti nga EKR/VMRO, Angel Xhambaski.

Ky rast mund të tensionojë sërish raportet Shkup-Sofje, njëjtë sikurse që ndodhi pas rrahjes së Sekretarit të Klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov, që ndodhi në janar të vitit të kaluar. Pendikov tani jeton në Bullgari.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ESHS: Paga mesatare për muajin janar në Maqedoni, 39.542 denarë
Next post Osmani e ftoi në iftar, Taravari: Shpresoj që edhe ai të vijë në debatin për emigrimin