Osmani e ftoi në iftar, Taravari: Shpresoj që edhe ai të vijë në debatin për emigrimin
I pyetur për ftesën për iftar nga kundërkandidati Bujar Osmani, kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, Arben Taravari tha se për sot e ka agjendën tashmë të caktuar, por tha se nëse mund të caktohet ndonjë termin që u konvenon dy palëve, do të merrte pjesë në iftar. Taravari tha se pret që Osmani të reflektojë dhe të marrë pjesë në debatin për emigrimin, për çka edhe ka ftesë.
“Sot është dita e parë e pranverës dhe sot është Dita e Personave me Daun Sindrom. Unë do të kisha shkuar me kënaqësi, por sot kemi organizuar, tradicionalisht në Gostivar organizojmë iftar, ose një dark, ose drekë, por tash është Ramazan, iftar me fëmijët me Sindromën Daun, por në të ardhmen nuk e refuzoj asnjëherë. Pavarësisht, nuk ka asnjë problem. Në parim jam për t’u ulur bashkë të gjithë kandidatët, shpresoj dhe uroj të mos përputhet me një datë sepse kemi caktuar plot, agjenda është përplotë, nëse gjejmë një termin të përbashkët, unë besoj dhe jam për atë që të organizojmë një iftar të përbashkët, apo pas Ramazanit një drekë të përbashkët, gjithashtu uroj që edhe z.Osmani të reflektojë sepse para 3-4 ditësh, e kam ftuar në debat për migrimin, në komunën e Tetovës, ditën e shtunë në ora 12”, tha Taravari.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating