Thaçi: Të hënën nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me BDI
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi për emisionin Debat Plus në Klan Macedonia ka bërë të ditur se marrëveshja e re politike me BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në Pallatin e Kulturës. Thaçi ka theksuar se kjo marrëveshje është rezultat i bisedimeve të gjata dhe një ide që ka marrë formë gradualisht gjatë dy viteve të fundit.
Sipas Thaçit, marrëveshja përfshin jo vetëm BDI-në dhe PDSH-në, por edhe Partinë Evropiane të Integrimit të Arianit Hoxhës, si dhe plane për bashkëpunim me partitë turke, boshnjake dhe disa shoqata. Thaçi ka vlerësuar rolin e Ahmetit si udhëheqës i këtij misioni të ri dhe ka shprehur mbështetjen e tij për formimin e një koalicioni më të fuqishëm.
“Unë dhe zoti Ahmeti e kemi mbyllur marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në pallatin e kulturës, kemi pasur biseda të gjata, dhe është ide e zotit Ahmeti që para dy viteve. Kjo ide dalngadalë është pjekur mes BDI-së dhe PDSH-së, po ashtu ditën e hënë do të nënshkruajm marrëveshje me partinë Evropiane të Integrimit të Arianit Hoxhës, planifikohet edhe me një parti turke, boshnjake dhe disa shoqata. Këto i udhëheq zoti Ahmeti si bartës i këtij misioni.
Unë gjithmonë kam qenë i drejtpërdrejtë, dhe nuk më takon mua që të pengoj zotin Ahmeti të krijojë një koalicion më të fuqishëm, dhe komunikimi jonë është unilateral vetëm e PDSH-së , dhe të tjerat janë vetëm përgjegjësi zotit Ahmeti.
Koalicioni që jemi ne ka një forcë kryesore politike e cila është BDI-ja e Zotit ahmeti, dhe është realiteti sot i tillë. Pjesa tjetër janë copëza partish të nadara të cilat ende nuk e kanë treguar fuqinë e tyre në elektoral”, tha Thaçi.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating