“Fronti Evropian” sot nis rrugëtimin nga Tetova

Read Time:50 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE), nesër e hënë, në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare, njofton indeks.mk.

Këtë njoftim e kanë dhënë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Nesër, e hënë, 25 mars 2024, me fillim në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në qendër të Tetovës, mbahet konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partine Demokratike Shqiptare dhe Partinë Demokratike Europiane”, thonë nga BDI

Po e ka thënë dit më parë edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaҫi në “Debat Plus”, në Klan Maqedoni.

Propozimi i Thaҫit për koalicion me BDI-në, PDE-në dhe LP-në për të krijuar “Frontin Evropian”, morri dritë jeshile edhe nga Kuvendi Qendror i PDSH-së mbrëmë nga ku Thaҫi edhe njëherë e konfirmoi koalicionin duke thënë se në këtë “Front”, BDI-ja është partia kryesore./indeks.mk/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti në iftarë të përbashkët me Këshillat vendorë “Reçicë e Vogël 1” dhe KV “Reçicë e Vogël 2”.
Next post Faton Ahmeti: BDI nuk e ka betejën me opozitën shqiptare, por me partitë maqedonase