Ahmeti: Vetëm gjuha na dallon! Iljas: Fitorja jonë do të jetë bindëse dhe e thellë

Read Time:1 Minute, 4 Second

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike Turke, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se “Fronti Europian” po i bashkon edhe familjet, ndërkaq theksoi se turqit dhe shqiptarët i dallon vetëm gjuha.

“Janë krijuar familje, atë e bisedoja edhe me doktorin. Një shqiptare e martuar për turk, një turk i martuar me shqiptare, grindeshin, a janë me Bejxhanin, a janë me Aliun. Tash i kemi bërë bashkë dhe i kemi pajtuar edhe familjet. Ne kemi vetëm një dallim, vetëm gjuha, të gjitha të përbashkëta i kemi…dhe 22 vjet Bejxhan kemi qenë të ndarë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljas tha se arritja e koalicionit dhe përfshirja në Frontin Europian është një hap përpara për një ardhmëri më të ndritur të vendit.

Iljas tutje tha se karakteristike e partive të Frontit Europian është përfshirja e tyre në politik në momente të rëndësishme të vendit.

“Karakteristikë e partive anëtare të Fronit Europian janë përvoja politike dhe  përfshirja e tyre në politikë në momentet më të rëndësishme të vendit. Në këtë aspekt mund të themi se në sot duke i hedhur hapat drejt ardhmërisë sonë me një bindje mund të ju informoj për fitoren tonë që do të jetë bindëse dhe shumë e thellë”, u shpreh Iljas.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ahmeti nënshkroi marrëveshje me Iljas, Partia Demokratike Turke bëhet pjesë e Frontit Europian
Next post RMV: Prodhimet bujqësore përmbajnë sasi të mëdha të pesticideve