Në prill LSM fillon protestat, revoltë për shkak të konfiskimit të objektit dhe harmonizimit të pagave

Read Time:1 Minute, 2 Second

Më 2 prill Lidhja e Sindikatave do të nisë protestat për të ngritur zërin për disa çështje që e shqetësojnë Lidhjen por edhe punëtorët. Të martën do të organizohet protestë që do të nisë para LSM-së dhe do të përfundojë para Gjykatës Supreme, si shenjë kundërshtimi për marrjen e Shtëpisë së Punëtorëve. Kryetari i LSM-së tha se me këtë protestë do t’i inkurajojnë gjykatësit që ta ndryshojnë vendimin e turpshëm për konfiskim të objektit. Protesta do të ketë edhe më 8 prill dhe 1 maj.

“Më 8 prill, Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe mbrojtje sociale organizon protestë duke nisur nga objekti i LSM-së dhe do të përfundojë para Ministrisë së Shëndetësisë, ku të gjithë bashkë, Lidhjet sindikale të Maqedonisë, njerëzit dhe punëtorët që do t’i bashkohen kësaj proteste do të thonë se nuk janë të kënaqur me harmonizimin e pagave që po bëhet, sepse disa sektorë siç është veprimtaria “shëndetësi” nuk do të ketë harmonizim të pagave me rritjen e pagës minimale, nuk do të marrin as në veprimtarinë “arsim”, as në polici dhe disa veprimtari të tjera ku as me marrëveshje kolektive e as me ligj nuk është parashikuar një gjë e tillë”, deklaroi Slobodan Trendafilov, kryetar LSM.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Xhaferi-Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje korrekte
Next post Ali Ahmeti nënshkroi marrëveshje me Fatma Osmanovskën, Unioni i Romëve pjesë e “Frontit Europian”