Ndërroi jetë Shaqir Aliti, kryetari i parë i komunës së Tetovës

Read Time:46 Second

Ndërroi jetë Shaqir Aliti, kryetari i parë i Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë, informoi Komuna e Tetovës. Aliti ishte kryetar nga viti 1991 deri në vitin 1997.

“Me pikëllim të thellë, mësova lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, ish-kryetarit të parë të Komunës së Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut , Shaqir Aliti. Aliti dha kontribut të çmuar në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Tetovë. Si kryetar i Komunës së Tetovës luajti një rol thelbësor në konsolidimin e demokracisë vendore. Në emër të qytetarëve të komunës së Tetovës dhe në emrin tim, familjes Aliti, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta!”, shkroi kryetari aktual Bilall Kasami, transmeton zyra për marrëdhënie me publikun.

Aliti ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në fshatin e tij të lindjes Gllogjë. Në vitin 1991 ishte pjesë e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) të cilën e udhëhiqte Nevzat Halili.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga
Next post Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”