Policia ende në kërkim të personit që qëlloi ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës

Read Time:48 Second

Dje në Haraçinë, ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, kuadër i BDI-së, është gjuajtur me armë kallashnikov teksa ishte në detyrë dhe duke inspektuar punimet ndërtimore. Policia është ende në kërkim të sulmuesit i cili dje plagosi dy persona në një sulm të armatosur ndaj kryetarit Ridvan Ibrahimi.

Ibrahimi nuk është plagosur, ndërsa i plagosur në gjoks ka mbetur djali i shoferit të kryetarit dhe 39-vjeçari E.S.

Nuk dihet arsyeja e të shtënave dhe ngjarja që ka mërzitur banorët e Haraçinës, megjithëse supozohet se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të mëparshme për tokën ku duhet të ndërtohet një fushë futbolli.

Kjo nuk është hera e parë që kryetari ankohet se i është vënë në rrezik jeta, 10 muaj më parë ka raportuar se një fqinj e ka kërcënuar me jetë, pas së cilës policia ka arrestuar një 69-vjeçar nga Haraçina, i cili ka bërë kërcënimet.

Policia po kërkon në mënyrë aktive personin që qëlloi dje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti: Shumë struktura të Alternativës i bashkangjiten BDI-së
Next post LSM i dha karton të verdhë Gjykatës Supreme! Trëndafilov: Të kuqin do ta marrin në Gjykatën Ndërkombëtare në Strasburg