“Le të vijë të më vizitojë vetëm ai që ka rënë nga druri”, Osmani thotë se romët janë të diskriminuar: 67% prej tyre janë të papunësuar, kanë jetëgjatësi më të vogël se etnitë tjera

Read Time:1 Minute, 16 Second

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europia, Bujar Osmani vizitoi Shutkën në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, përcjell TV21. Osmani tha se qëndrimi i tij është se romët në vendin tonë janë të diskriminuar dhe të margjinalizuar, ndërsa duke marrë shembullin e shqiptarëve vite më parë, Osmani tha se kjo gjë mund të përmirësohet.

“Keni dëgjuar për Nasradin Hoxhën, ai kur u rrëzua nga një dru tha le të vijnë të më vizitojnë vetëm ata që kanë rënë nga druri sepse vetëm ata do të ma kuptojnë problemin se siç është dhe unë jam pjesë e popullit që ka kaluar nëpër të njëjtat probleme. Romët janë të diskriminuar, që ka trend pozitiv, po, nëse krahasojmë me vitin e kaluar, para 10 vjetëve dhe kështu me radhë, por në përgjithësi si mesatare, mund të konstatoj se janë të margjinalizuar dhe të diskriminuar. Pjesëmarrja e romëve në edukimin parashkollor është minimale, e pashë 402 fëmijë janë regjistruar në të gjithë Maqedoninë në edukim parashkollor, nga të cilët gjysma janë vajza. Në pjesën e punësimeve, 67% e romëve janë të papunësuar. 92% të grave rome janë të papunësuara, kjo do të thotë se sistemi nuk është i barabartë. Dhe mendoj se sot është dita që nuk duhet t’i zbusim qëndrimet, por duhet ta tregojmë të vërtetën. Romët kanë jetëgjatësi më të vogël se etnitë tjera, vdekje më të lartë të sapolindurve, kanë më shumë sëmundje kronike. Kjo nuk është gjenetike, janë kushte që i jep shteti për qasje në kujdesin preventiv dhe të shërbimeve shëndetësore”, deklaroi Osmani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Linjat private të NQP – Shkup sërish protesta, 5 muaj pa rroga
Next post Asistentët e Fakultetit të Mjekësisë në UT bojkotojnë punën praktike