SPB-Tetovë: Është gjetur makina e cila u përdorur nga sulmuesit që gjuajtën me armë

Read Time:59 Second

Policia e Tetovës ka dalë me informacione të reja në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku u gjuajt me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

Nga policia thonë se është gjetur makina me të cilën sulmuesi ka gjuajtur, ndërsa e njëjta është marrë me forcë nga pronari i saj.

“Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë “Volkswagen Polo” në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01:35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit automjeti është gjetur.

Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcënim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post SHBA: Maqedonia e Veriut të ruajë frymën e Marrëveshjes së Prespës
Next post Pendarovski: Garnitura aktuale qeverisëse dhjetë herë më e mirë se ajo që ofron opozita