Faza finale e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në muajin maj, çfarë dihet deri tani?
Me 131 vota për dhe 29 kundër Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm, por faza finale është në muajin maj në Komitetin e Ministrave.
Vlen të theksohet që nga themelimi, Komiteti i Ministrave nuk kishte marrë vendim ndryshe prej praj asaj që kishte ardhur si Opinion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Komiteti i Ministrave është organ vendimmarrës, i përbërë nga Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare ose përfaqësuesit e tyre të përhershëm diplomatikë në Strasburg.
Çka dihet për votat në Asamblenë Parlamentare?
Nga 29 vota kundër Kosovës, shtatë ishin nga Serbia dhe kjo ishte e pritshme, shtatë ishin nga Spanja, tre nga Hungaria, dy nga Bosnje Hercegovina, dy nga Qipro e një nga Mali i Zi.
Votat që ishin kundër nga Mali i Zi edhe nga Bosnja e Hercegovina janë nga partitë serbe. Në ndërkohë dy votat pro nga Bosnja e Hercegovina ishin nga partitë politike boshnjake.
Risi ishin votat kundër dhe abstenimet nga përfaqësuesit e partive politike të Italisë. Anëtarë të partisë “Fratelli d’Italia” të kryeministres Georgia Meloni dhe votat kundër nga partia e Matteo Salvinit.
Nga 47 vota në Komitetin e Ministrave në muajin maj, Kosovës i duhen 2/3 e votave apo me numra saktësisht 31 vota të pranishme.
Këto procedura të fazës finale i ka shpjeguar në një intervistë në emisionin “Përballje”, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Çka është Këshilli i Evropës dhe kush janë anëtarët?
Këshilli i Evropës është themeluar në vitin 1949, themelues ishin njerëzit që filluan procesin e ndërtimit të Evropës nëpërmjet krijimit të Këshillit të Evropës në vitin 1949 dhe ngritjes së Komitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (KEQÇ) në 1950 dhe Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) në 1957.
Këshilli ka 47 shtete ku bëjnë pjesë të gjitha 27 vendet e BE-së, shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia, Ukraina, Azerbejxhani, Molldavia e Armenia, Britania etj. Për më shumë shih listën e plotë.
Gjithashtu janë shtatë shtete vëzhguese : Kanadaja, Selia e Shenjtë (Vatikani), Izraeli Japonia, Meksika e Shtetet a Bashkuara të Amerikës.
Çka është Këshilli i Evropës dhe çka duhet të dihet?
Këshilli i Evropës mbron lirinë e shprehjes dhe të medias, lirinë e organizimit, barazinë dhe mbrojtjen e pakicave.
Këshilli i Evropës i ndihmon shtetet anëtare të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme ligjore. Grupi i tij i ekspertëve për çështjet kushtetuese, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshillim ligjor për shtetet në mbarë botën.
Këshilli i Evropës promovon të drejtat e njeriut nëpërmjet konventave ndërkombëtare, të tilla si Konventa për Parandalimin dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje dhe Konventa për Krimin Kibernetik.
Ai monitoron progresin e shteteve anëtare në këto fusha dhe bën rekomandime nëpërmjet organeve të pavarura të ekspertëve për monitorimin. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk e zbatojmë më dënimin me vdekje.
Zyra kryesore e Këshillit të Evropës gjendet në Strasburg, Francë.
Në të janë të punësuar 2200 persona dhe përfshin zyra të jashtme dhe ndërlidhje me organizatat e tjera ndërkombëtare.
I konceptuar nga arkitekti francez Henry Bernard dhe i përuruar në vitin 1977, Pallati i Evropës është ndërtesa kryesore e Këshillit të Evropës./Telegrafi/.
Average Rating