A do të dalë Maqedonia e Veriut nga “Ballkani i Hapur”? Osmani: Do ta informojë Qeverinë për sulmin në Banjskë, Qeveria do të vendosë

Read Time:50 Second

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur pasi janë inkurajuar nga ndërkombëtarët që t’i bashkëngjiten të njëjtës, përcjell TV21. Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të Kosovës, tha se të njëjtat do t’i prezantojë para Qeverisë, ndërsa Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga kjo nismë.

“Unë kisha një qëndrim pas zhvillimeve që ndodhën në veri të Kosovës, se nëse ka një involvim të drejtpërdrejt të Serbisë, kjo mund të shkojë ndesh me njërën prej shtyllave, atë të pajtimit, dhe prandaj thash, me që jam ministër i Jashtëm i NATO-s, kam informacione shtesë dhe në mbledhjen e mbyllur të Qeverisë do të informojë Qeverinë për zhvillimet dhe pastaj Qeveria do të duhet të vlerësojë se a ka ndeshje në sjelljen e shteteve mbi këto dy parime, si respekti i ndërsjellë dhe zhvillimi ekonomik”, theksoi Osmani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Shkup: U hap edicioni i 36-të i Panairit të Librit
Next post Dimitrievski: Osmanin më shumë e ndjej si ministër të Jashtëm të Kosovës sesa të Maqedonisë