Pezullohet përkohësisht greva e specialistëve privatë

Read Time:1 Minute, 11 Second

Specialistët privatë përkohësisht e pezullojnë grevën e përgjithshme për shkak të pacientëve, ndjeshmërinë e periudhës dhe punën e vështirë të klinikave në kompleksin “Nënë Tereza”, por çdo të martë gjatë pushimit do të dalin në park para klinikave interne për të përkujtuar se duhet të zgjidhen kërkesat e tyre.

Mjekja Hristina Ilioska Çeshllaroska, specialiste private e mjekësisë interne, tha se publikisht distancohen nga çdo lidhje dhe motivim politik. Motivi i vetëm për grevën, siç thekson, ishte që ata ishin shtyrë në prag të ekzistencës. Ajo dërgoi mesazh në emër të kolegëve të saj se nuk do të heqin dorë derisa të zgjidhen kërkesat e tyre dhe se menjëherë pas zgjedhjeve do të kërkojnë zgjidhje të problemeve.

Edhe kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Specialistë, mjekja Aleksandra Georgieva theksoi se pezullimi i grevës nuk do të thotë heqje dorë nga asnjë kërkesë.

Georgieva tha se të dhënat tregojnë që mbi 70 për qind e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në mënyrë aktive e mësojnë gjuhën gjermane, që sipas saj nuk është e rastësishme. Sipas statistikave të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, mbi 250 mjekë çdo vit e braktisin vendin tonë që është e barabartë me numrin e studentëve që regjistrohen në Fakultetet e Mjekësisë.

Qeveria në seancë të martën solli vendim që statusi i specialistëve privatë të zgjidhet pas zgjedhjeve me propozim zgjidhjet ligjore me të cilat do të parashikohen të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Avokati i Popullit: Qytetarët të paraqesin shkeljet e të drejtës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale
Next post Faton Ahmeti: Dita e mërkurë është ditë historike, ta vazhdojmë rrugë për në BE